Plazhi i Durrësit kthehet në pedonale për vizitorët. Me qindra qytetarë jo vetëm nga Durrësi kanë zgjedhur ta kalojnë Ditën e Verës në Plazhin e Durrësit, i cili është tejmbushur këtë mesjavë në të gjithë gjatësinë e tij.
Temperaturat e ngrohta kanë bërë që bregu i detit të kthehet në një pedonale për të bërë shëtitje të gjata e për t’u argëtuar të gjithë fëmijët, të cilët në plazh kanë hapësira të nevojshme për të luajtur.
Shumë prej vizitorëve të plazhit. pas shëtitjes. kanë pirë kafe në lokalet pranë bregut të detit, ndërsa të tjerë kanë shijuar një drekë me prodhime deti të freskëta.
Një gjë është e sigurt, që qetësinë që ta fal bregu i detit, qytetarët nuk mund ta gjejnë në asnjë vend tjetër.
K.H.





