Aurela Gaçe ka marrë shkas nga një intervistë për të bërë pak satirë me gazetarët e kulturës. Në videon që ka publikuar në Instagram, shohim që një gazetare, që në këtë rast ka mbuluar kulturën, përveçse fjalën premierë e ka ngatërruar me fjalën soprano nuk ka njohur as tenorin e famshëm Kastriot Tusha.

Ja çfarë shkruan ajo bashkangjitur videos:

“A të qajmë apo t’i fusim një mendje të lehtë edhe te pajtohemi me këtë realitet???? Këndo e mëso breza o Kastriot Tusha, edhe ish profesori im në Akademi . Bëj koncerte të mëdha e me tenorë të tjerë ti, nga ato koncerte që mbushet Pallati i Koncerteve …po s'këndove për b…ë për ashashin, nuk i bie ne sy të shkretës gazetare që mbulon kulturën në këtë vend që termin premiere e ngatërron me "soprano " dhe ty o i nderuar që të qeshi buza me pyetjen e saj, nuk di me kë të ngatërroi…por përfundimisht i këpusim nga një ballokume Elbasani meqë ke edhe origjinen andej. GËZUAR DITËN E VERËS miq e ditë më të mira na presin paskëtaj…

Respekt për gazetarët e ku ku kulturës”.

 

A te qajme apo i fusim nje mendje te lehte edhe te pajtohemi me kete realitet???? Kendo e meso breza o Kastriot Tusha , edhe ish profesori im ne Akademi . Bej koncerte te medha e me tenore te tjere ti nga ato koncerte qe mbushet Pallati i Koncerteve …po s'kendove per b…e per ashashin, nuk i bie ne sy te shkretes gazetare qe mbulon kulturen ne kete vend qe termin premiere e ngaterron me "soprano " dhe ty o i nderuar qe te qeshi buza me pyetjen e saj, nuk di me ke te ngaterroi…por perfundimisht i kepusim nga nje ballokume Elbasani meqe ke edhe origjinen andej. GEZUAR DITEN E VERES miq e dite me te mira na presin pasketaj Regrann from rezart.veleshnja – Rrespekt per gazetaret e ku ku kultures – #regrann

A post shared by Aurela Gace aG (@aurelagaceofficial) on