Barack Obama ka pasur shpesh gjatë dy mandateve të tij, papijonin e shtrembëruar, diçka që duhej shkundur nga shpatullat dhe “probleme” të tjera si këto, që ia ka çuar në vend bashkëshortja, pasi kishin dalë para kamerave. Edhe pse lëvizje PR-i, nuk mund ta mohojmë që ka qenë këndshëm t’i shihje këto gjeste të vogla bashkëshortësh.
Sot, Lulzim dhe Aurela Basha, patën një çast të tillë. Kryetari i PD-së vizitoi me rastin e Ditës së Verës, Panairin tradicional të Elbasanit, ku i dhanë një stemë, të cilën nuk e vendosi dot vetë dhe ftoi bashkëshorten, Aurelën ta kryente atë punë.
Për një politikan që daljet me bashkëshorten i ka pasur shumë të rralla gjatë gjithë karrierës së tij, sigurisht që prania e saj kohët e fundit në krah të tij, tërheq vëmendjen, ndërsa një çast i tillë Obama-esk, edhe më shumë.
Duket se nuk është ndikuar vetëm Erion Veliaj nga Obama./Class/