Shtatzënia është një nga periudhat më të bukura që kalon çdo femër, por çfarë ndodh pas saj? Në këtë rast zgjidhjet janë dy, ose i përkushtohesh totalisht fëmijës duke e lënë vetën pas dore, ose i vë vetes synim të rikthesh trupin në formën e mëparshme, duke i plotësuar njëkohësisht të gjitha nevojat edhe fëmijës.
Dhe në rastin e nënave të famshme, kemi përshtypjen që shumica prej tyre zgjedh alternativën e dytë. Shpesh edhe për shkak të profesionit.
Së fundmi pamë Suada Sherifin në një foto në publikuar në Instagram. Vetëm gjashtë muaj pas lindjes së vajzës ajo ka rifituar linjat e mëparshme, duke motivuar kështu çdo nënë të re. Por ka pasur edhe raste të tjera.
Le t’i shohim bashkë:
Emina Cunmulaj, modelja që gjithmonë ka pasur linja perfekte u rikthye shumë shpejt në formë pas lindjes së vajzës Ella.
Sara Hoxha, katër muaj pas lindjes së djalit publikoi një foto ku dallohej jo vetëm rikthimi në peshën e mëparshme, por edhe të mirat që vendosi të mbajë në trupin e saj pas shtatzënisë, vithet.
Miriam Cani, disa muaj pas lindjes së Ameli pozoi me të dhe në foto dallohej qartë që çdo kilogram i shtuar gjatë shtatzënisë ishte larguar.
Argjentina Ramosaj, që gjithmonë është komentuar për format e saj, nuk e humbi titullin e trupit të bukur asnjëherë. Disa muaj pas lindjes ajo kishte sërish linjat perfekte.
Stela Kotri, moderatorja ka vetëm një muaj që ka lindur, por i është kthyer rutinës profesionale dhe diçka e tillë paralajmëron edhe rikthim në peshën para shtatzënisë.
Rudina Dembacaj, edhe ajo, pak kohë pas lindjes filloi të dilte me vogëlushen e saj. Siç duket edhe në foto, Rudina është sërish afër peshës së mëparshme.
Aurela Gace është një nga femrat që nuk iu është ndarë asnjëherë ushtrimeve fizike, aq më tepër pas shtatzënisë. Tre muaj pasi lindi vajzën e dytë ajo iu rikthye palestrës, duke përcjellë edhe një mesazh të fortë për të gjitha nënat e reja. /Revista Class/