Një shpërthim e një lëndë plasese ka ndodhur para pak minutash në një banesë në Shijak.
Sipas policisë nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.
Shijak/ Informacion Paraprak
Më datë 23.05.2021, rreth orës 22:00, në lagjen” Kodra”, Shijak ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse në portën e banesës së shtetasit O.V., ku për pasojë ka vetëm dëme materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe kanë shoqëruar disa persona në Komisariat.
Ndërkohë po vijon krehja e zonës.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për identifikimin e autorit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.





