Aventura e sotme në ‘Your Face Sounds Familiar’ e ka sjellë Shpat Kasapin në një dimension krejtësisht tjetër.

Ndryshe prej javëve të kaluara, kur rolet i ka pasur të përshtatura me gjininë, kësaj rradhe Shpati i veshur në fustan të gjatë ka imituar sopranon botërore Maria Callas.

Interpretimi i Kasapit ka korrur duartrokitje të shumta nga publiku në sallë dhe vlerësimet e jurisë.

Shpati diti të futej bukur në "lëkurën" e Callas, dhe u rendit i dyti pas këngëtares Flaka Krelani, që solli një imitim mjeshtëror të mbretit të muzikës Pop, Majkëll Xhekson.