Ajo nuk e humb asnjëherë mundësinë për të ekspozuar linjat e saj perfekte.

19 – vjeçarja, Kylie Jenner është parë në një restorat në LA, e veshur në mënyrë provokuese dhe teksa shoqërohej nga truprojet e saj.

Me një veshje të zezë, nën imitimin e nje rrjete peshkimi, çka është edhe trendi i personazheve publik, ylli i reality show dukej pothuajse e zhveshur…

Në derën e restorantit ku kishte vendosur të darkonte, Jenner ka ndaluar vetëm pak çaste për t’u fotografuar nga paparacët, ndërsa me shumë mjeshtëri ka arritur t’u shpëtojë pyetjeve dhe dhënies së autografëve.

Me çizmet e ngjashme me truporen, me hoje të mëdha lëkurë të zezë, Jenner i kishte lënë pak vend fantazisë… ndërsa mediat e komentuan paraqitjen e saj, një sirenë në rrjetat e peshkatarëve.