Ish-lideri komunist në Prishtinë, Azem Vllasi, është plagosur me armë zjarri mëngjesin e sotëm.
Ai u plagos sot rreth orës 08:00 të mëngjesit para zyrës së tij në rrugën “Hajdar Dushi” në Prishtinë.
Shkak u bë një mosmarrëveshje mes avokatit dhe një klienti të cilin ai nuk ka pranuar që ta përfaqësojë, ndërkohë gjatë debatit, i dyshuari ka nxjerrë revolen dhe e ka plagosur Vllasin. Gjendja e tij shëndetësore është e mirë.
Vllasi është plagosur në banesën e tij nga persona të panjohur deri më tani, të cilët kanë ikur nga vendi i ngjarjes.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, ka konfirmuar për Insajderin se rreth orës 8 të mëngjesit ka pasur të shtëna, ku është plagosur një person.
“Rreth orës 8 të mëngjesit, në rrugën Hajdar Dushi ka pasur të shtëna me armë zjarri. Një person është plagosur dhe është dërguar për trajtim në QKUK. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes”, ka thënë për Insajderin zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës.