Një numër i madh personash e kanë të pamundur lëvizjen e tyre normale në rrugët e Durrësit. Një pjesë janë në pamundësi fizike, ndërsa fëmijët që lëvizin në karroca nga nënat e tyre, po kështu janë të rrezikuar njësoj në mungesë të rampave.
Në mungesë të ketyre rampave që vendosen në rrugë, dhe në trotuare me qëllim lëvizjen e personave me aftësi të kufizuar, e gjithë kjo kategori është në rrezik aksidentesh të vazhdueshme. Këta persona sepse që lëvizin me mjete ndihmese si motorra, biçikleta etj. në mungesë të rampave janë të detyruar të kenë një tjetër shoqërues, ose në mungesë të shoqëruesit mbeten të bllokuar brenda banesave të tre, vetëm se nuk mund të lëvizin në rrugë.
Aktivisti Flamur Bala thotë se bashkia duhet të ndërtojë në mënyrë urgjente rampat në rrugë, për të mos bllokuar brenda banesave të tyre këtë kategori njerëzish që nuk mund të lëvizin dot në këmbë. Kjo gjendje nuk e zgjidh tërësisht problemin e tyre. Ai thotë se duhen ngritur rreth 150 rampa nga të cilat përfitojnë persona që kanë probleme me qarkullimin për shkak të gjendjes së e tyre shëndetësore.
Problemi që ata kanë sipas Balës, kërkon thjesht një grup pune prej 3-4 vetësh për të studiuar pikat dhe ngritur më pas rampat të cilat janë të thjeshta në ndërtim, por që zgjidhin probleme të shumta për qarkullimin e personave me aftësi të kufizuar.
Problemi i rampave kërkon më shumë përkushtim dhe vemendje si nga shteti ashtu edhe nga organizatat shoqërore qoftë për financim ashtu dhe për sensibilizim.
Ndjekim materialin:
K.H.





