Aksident në mesnatë në Durrës, përplasen dy makina, drejtuesit e të cilave ishin që të dy në gjendje të dehur.
Aksidenti është regjistruar mbrëmë në orën 00:10 në lagjen nr.13, (Plazh), ku shtetasi E. Selimi 34 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Nissan” ka goditur mjetin tip “Renault”, me drejtues shtetasin R.Nina, 35 vjeç.
Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Nga bërja e testit të alkoolit rezultoi se të dy të rinjtë nga Durrësi ishin në gjendje të dehur. Ata u arrestuan nën akuzën e “Drejtimit të automjeteve në mënyrë të parregullt”.





