Një nga konkurrentet e episodit të dytë të spektaklit “Lufta e nuseve”, ka akuzuar rëndë organizatorët nëpërmjet një statusi në Facebook.
Tina Karanxha De Espinoza shkruan në postim se pamjet ishin modifikuar për ta bërë programin interesant. Ajo shton se për të justifikuar pikët e fitueses, ishin hequr pjesët më të bukura nga ceremonia e saj dhe e gjitha është bërë “për sy e faqe të gazetave”.
“Le të fitojë miqësia përpara popullit idiot, por s’do kenë kurrë kujtime të tilla në zemër që të jep një festim i vërtetë me zemër e jo për sy e faqe të gazetave”, shkruan ajo.
Episodi i i dytë i spektaklit “Lufta e nuseve”, u shfaq mbrëmjen e së dielës dhe në të Tina përballej me aktoren e humorit Rudina Dembeçaj dhe Eneidën. Spektakli nxori fitues aktoren Dembeçaj./anabel.al/