Megjithëse kalendari shënon një ditë para ditës së verës, në Shqipëri vazhdon të bjerë sërish borë.
Reshjet e borës janë rikthyer në zonat verilindore dhe juglindore, ndërsa temperaturat janë ulur ndjeshëm si pasojë e masave ajrore të ftohta veriore.
Trashësia e borës në Bulqizë sot shkon nga 5 cm deri në 15 cm në zonat malore, ndërsa nuk raportohen deri tani probleme me rrugët nacionale dhe rurale. Borë ka rënë gjithashtu edhe në Pogradec.
Në këto zona të vendit pritet një rritje graduale e temperaturave nga dita e martë. Deri në fundjavë, në zonat malore temperaturat maksimale në verilindje dhe juglindje do të arrijnë në 18 gradë, ndërsa në zonat e ulëta dhe bregdet deri në 22 gradë Celcisus.





