Një gomone me hashash është kapur në Gjirin e Arushës në Karaburun dhe aktualisht po dërgohet në repartin e policisë Delta Forcë në Radhimë.
Mediat në vendin tonë shkruajnë se në gomone ka pasur rreth 500-600 kg drogë. Gomonia ishte rreth 9 m e gjatë me 2 x 350 kf motora të fuqishëm.
Policia vijon kontrollet në zonë. Ende nuk ka detaje për operacionin apo persona të arrestuar.





