Alketa Vejsiu ka qenë e ftuara e radhës në emisionin “Xing me Ermalin”. Gjatë bisedës ajo ka treguar në studio një nga fobitë e saj më të mëdha, që duket se është ajo nga ashensori. Moderatorja ka rrëfyer se pikërisht për këtë arsye është e gatshme të ngjisë në këmbë edhe 20 kate.

Më tej Alketa ka treguar një episod, në të cilin ka thënë se është ndjerë e frikësuar, sepse ka mbetur e bllokuar në ashensor për 45 minuta, për shkak të mungesës së energjisë. Bashkë me të në ashensor, ka qenë edhe fqinji i saj, një pilot avioni, qiramarrës në pallatin ku banonte edhe Alketa.