Edhe pse bashkëjetojnë prej vitesh dhe kanë një djalë, gazetarja Fiori Dardha dhe bashkëshorti i saj Donard Hasani e kanë kurorëzuar dashurinë e tyre mbrëmjen e djeshme, duke organizuar ceremoninë e dasmës.
Të afërm dhe miq të çiftit kanë qenë të pranishëm në dasmë, por momenti më i veçantë ka qenë kur Fiori ka hyrë në sallë dhe përpara saj djali i vogël i çiftit, Abel, hidhte trëndafilat e bardhë në tokë.
Ndërsa Fiori e veshur me të bardha duhet të themi se duket një nuse shumë e hijshme.