Kanë nisur hetimet për një të ri nga Shijaku, pasi policia i ka bllokuar një “Range Rover” që rezulton i vjedhur.

Bëhet fjalë për shtetasin L.Z., 23 vjeç, të cilit më datë 3 mars, policia i ka bllokuar në portin e Durrësit mjetin tip “Range Rover”.

Sipas policisë, automjeti është blerë në Itali nga ana e 23-vjeçarit, por pas verfikimeve në sistem, ka rezultuar se ai figuronte si mjet i vjedhur në vendin fqinj që prej 9 dhjetorit të vitit të shkuar.

Ndërkohë që ai është bllokuar, për të riun kanë nisur hetimet nëse ka gisht në vjedhje apo thjesht e kanë mashtruar duke i shitur një makinë të vjedhur.