Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në fshatin Nepravishtë, të Gjirokastrës, pasditen e sotme, ku një punonjës i OSHEE-së ka humbur jetën gjatë punës.
“Rreth orës 17:15, jemi njoftuar se në fshatin Nepravishtë, shtetasi K. P., rreth 55 vjeç, banues në Nepravishtë (Punonjës i OSHEE)është gjetur i pajetë. Ky shtetas ka qënë duke punuar në një shtyllë tensioni në fshatin Nepravishtë dhe ka rënë në kontakt me rrymën elektrike ku si pasojë ka humbur jetën.”, njofton policia.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





