Ndahet nga jeta në mënyrë të papritur zëvendësministri i Brendshëm, Sokol Baraj.
Baraj, ka mbajtur edhe postin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit në vitet e vështira 1997-1998.
Mësohet se Baraj është ndarë në mënyrë të papritur nga jeta në moshë të re 53-vjeçare, si pasojë e një goditjeje në zemër.
Ai ka qenë Drejtor i Policisë së Shtetit – koha e qëndrimit në detyrë: 3 korrik 1997-16 maj 1998 (dhjetë muaj e gjysmë).





