Policia e Kosovës tha se ka arrestuar dy persona që posedonin 2.1 milionë euro të falsifikuara në bagazhin e makinës.
Paratë e falsifikuara janë gjetur në një qese në bagazhin e një makine që hynte nga Shqipëria dhe drejtohej nga një shtetas shqiptar, tha policia.
Edhe shoferi, edhe pasagjeri, shtetas i Kamerunit, janë dërguar në paraburgim.
Policia tha se bëhet fjalë për konfiskimin më të madh të monedhave false që nga fundi i luftës.
/REL/