Debati i fortë dhe akuzat e ndërsjellta një ditë më parë mes analistit Fatos Lubonja dhe kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, të ftuar në një emision televiziv, duket se kanë shërbyer si katalizator për qytetarët durrsakë, të cilët, në rrjetet sociale, në masë të madhe kanë mbështetur analistin dhe kanë shfryrë indinjatën e tyre për mënyrën se si është qeverisur Durrësi gjatë këtyre viteve të Dakos si kryetar bashkie.

Ndërsa Lubonja i përmendi Dakos burgun për dëmin që sipas tij i ka shkaktuar qytetit bregdetar, qytetarët shkojnë edhe më tej.

Njëri prej tyre shprehet: eshte kryepsikopat po aq shkolle ka dhe aq ben me ne krye drogaxhiun shokun e vet dhe disa te tjereve qe nuk ua prish dot se e bejn mish poer top e terheqin zvarre ne mes te durresit po dhe populli qe do m.. se ky ishte varros me kohe ..”

“Na e beri Durrsin si kaptina vet eshte bere durrsi si hale ndertime pa parkinge pa lulishte etj.”shkruan një tjetër qytetar.

“E ka bere durresin nje katastrofe te vertete ky njeri” komenton një qytetare durrsake.

Disa prej komenteve dalin madje edhe jashtë normave të etikës, duke përdorur etiketime fyese në adresë të kryebashkiakut, që me projektin Veliera, me vlerë 6 milion euro, dhe me debatin e fortë të lindur pas vazhdimit të punimeve në shesh edhe pse aty dolën në dritë zbulime arkeologjike të periudhave të ndryshme ka tërhequr mbi vete zemërimin e shoqërisë civile, qytetarëve durrsakë dhe është vënë në shënjestër të kundërshtarëve të tij politikë.

Në dy muajt e fundit, prania e Dakos në studio emisionesh televizive dhe debatesh me shoqërinë civile ka qenë madje më e madhe sesa shfaqja e tij në të tre fushatat kur kandidonte për kryetar bashkie.