Rastet me shpejtësi të çmendur në rrugët e Shqipërisë, e sidomos në autostrada ku edhe kufiri i shpejtësisë është më i lartë, nuk janë të pakta.

Një drejtues “range Rover”-i është ndaluar mbrëmjen e kaluar në autostradën Tiranë-Durrës pasi ka rezultuar se udhëtonte me 186 km/h.

Makina tip “Range Rover” është pikasur me shpejtësi sa dyfishi i asaj të lejuar nga një patrullë e policisë rrugore, e kjo e fundit më pas i ka kaluar të dhënat një tjetër patrulle që ka bërë edhe ndalimin e mjetit.

Shoferit të mjetit i është bërë edhe testi i alkoolit por ka rezultuar zero. Drejtuesit të mjetit “Range Rover” i është tërhequr leja e drejtimit dhe është dërguar në OASH.

Videoja është publikuar nga Policia e Shtetit që iu tërheq vëmendjen drejtuesve të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor.