Kryebashkiaku i Durrësit në vitet 1996-2000, Arqile Gorea në një lidhje për emisionin “Të Paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi në ‘News24’ ka mohuar se ka dhënë leje ndërtimi duke shkelur ligjin kur ishte kryebashkiak.

DEBATI:

Arqile Gorea: Dëgjova me vëmendje edhe punën tuaj, ajo nuk është leje ndërtimi po është leje sheshi.
Ylli Rakipi: Ju pretendoni se ajo nuk është firma juaj?
Arqile Gorea: Ajo është leje sheshi dhe thuhet kufizohet nga familja Dogana dhe nga një bankë. Ndërtimi do të jetë në distancë nga muri antik, këtu keni teknologjinë.
Ylli Rakipi: Zoti Arqile ka paqartësi shikuesi, po ju them e keni firmosur lejen për ‘Fly Tower’?
Arqile Gorea: Nxirre ku e ke..
Ylli Rakipi: Po sheshin e keni firmosur?
Arqile Gorea: Ka qenë shesh me i vogël sesa sot dhe nuk ka obligime me monumentet e ndërtimit.
Ylli Rakipi: Po më erdhi dokumenti dhe rezulton se është firma jote.
Arqile Gorea: Jo nuk është…
Ylli Rakipi: Pra juve ju kanë falsifikuar firmën.
Arqile Gorea: Dokumentet unë i kam këtu.