Edhe gjatë ditës së sotme ka vijuar operacioni “Blici Rrugor”, i shtrirë në 12 qarqet e vendit, në akset kryesore dhe zonat urbane.
Aksioni për vendosjen e rripit të sigurimit dhe mos përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit.
Operacioni nisi në orën 14:00 dhe zgjati deri në orën 15:00.
Sot u angazhuan rreth 680 punonjës Policie në total si dhe u ngritën dhe funksionuan 154 pika kontrolli në të gjithë vendin.
Prej orës 14:00 deri në orën 15:00 në të gjithë vendin, Policia Rrugore e mbështetur dhe nga Patrullat e Përgjithshme dhe Shqiponjat vendosën:
- 189 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit.
- 145 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.
- Si dhe 164 masa administrative për shkelje të tjera, si shpejtësi tej normave të lejuara, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse etj.
Operacioni ka për qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, ndërgjegjësimin e qytetarëve për rëndësinë e vendosjes së rripit të sigurimit, për mos përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit por edhe të respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor në tërësi.





