Një banesë është përfshirë nga flakët pak minuta më parë në Durrës.

Ngjarja e rëndë është regjistruar tek barakat e komunitetit rom, të ndërtuara përgjatë rrugës së re të portit.

Një dëshmitar në vendngjarje dërgoi në redaksinë e DurrësLajm videon e mëposhtme.

Zjarrfikësit sapo kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve që kanë përfshirë të gjithë barakën.

Fatmirësisht, nga informacionet paraprake, mësohet se nuk ka persona të lënduar.

Nuk dihet ende përse shpërthyen flakët në banesë. Hetimet vijojnë.

M.B.