Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka dhënë vendimin për të ashtuquajturën “Banda e Tritolit”. Togat e zeza kanë lënë të pandryshuar vendimin e shkallës së parë për Andon Mëhillajn, i cili u dënua me burgim të përjetshëm. 10 vite u dënua kushëriri i tij Genisi, i cili u arrestua tre ditë më parë.

30 vite burg u dhanë për vrasësin me pagesë Julian Sinanaj. Për llogari të Mëhillajve dyshohet se Sinanaj ka kryer dy vrasje në Vlorë.  Ai i shpëtoi burgimit të përjetshëm për shkak të bashkëpunimit me drejtësinë. Me nga 8 vite burg u dënuan Albin Mexhaj dhe Ndriçim Gjokona. Edhe ky i fundit për shkak të statusit të bashkëpunëtorit i shpëtoi dënimit me 25 vite burg.

Për Marjon Mitron, personi i cili vendosi eksplozivin e gjetur ne makinën e ish-prefektit te Vlorës, u ul dënimi me 11 vite. Përfundimisht ai do vuajë 8 vite burg Mina u gjet gjatë kontrollit të bërë nga garda në hyrje të kryeministrisë.

Për biznesmenin e gazit, Ilir Karçini u dhanë 5 vite burg, pasi porositi Julian Sinanajn të vrasë konkurrentin e tij, Piro Bare, kundrejt 150 mije eurove. Por, ai është liruar për shkak të mbarimit të vuajtjes së dënimit.