Avioni i rrëzuar në Ishëm të Durrësit më 15 shtator është hequr dje nga vendi ku kishte rënë.
Prokuroria dhe Gjykata kanë rënë dakord që avioni t’u dorëzohet pronarëve italianë.
Pasi është çmontuar, avioni do të dërgohet në Itali me traget.
Klubi i aeronautikës në Savo të Italisë, pronarë të avionit të rrëzuar në Ishëm kanë këmbëngulur vazhdimisht për të tërhequr avionin nga Shqipëria.
Avioni ka qëndruar i bllokuar për 6 muaj në Ishëm pasi u është pjesë e provave materiale të hetimit ndaj pilotit italian Guido Guidi i dyshuar për trafik droge dhe bashkëpunëtorëve të tij shqiptarë.
Aero Club Savona ka kërkuar të marrë avionin pasi do ta riparojë vetë mjetin fluturues.
Acioni i vogël i llojit “Piper”, i nisur nga Bari i Italisë është gjetur i rrëzuar pas një defekti në fshatin Gotull në grykëderdhjen e Ishmit, në Thumanë më 15 shtator.
Avioni drejtohej nga piloti italian Guido Andrea Guidi, i cili pas marrjes në pyetje ka pranuar se kishte ardhur në Shqipëri për të testuar pistën e improvizuar ndërkohë që ka shtuar se qëllimi ishte që rrugën tjetër të mund të merrte rreth 200 kilogramë lëndë narkotike.
Pas një marrëveshjeje me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, piloti është lënë i lirë. Piloti italian ka treguar emrat e porositësve të drogës, mes të cilëve edhe shqiptarë, që do të transportohej nga pista ku u rrëzua avioni tip "piper”.
Çmontohet avioni në Ishëm, u dorëzohet italianëve
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Grabitja spektakolare e Luvrit, shtohen masat e sigurisë në muze
Shpërthim me makinë në Moskë, tre të vdekur, mes tyre dy oficerë policie
Momenti i shpërthimit të një cisterne me gaz të lëngshëm në Itali (VIDEO)
EMRAT/ Zgjidhen kryetarja dhe zv/kryetarja e re e Këshillit Bashkiak Durrës





