Emiljano Shullazi është shtruar ditën e sotme në spital për t’iu nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale. Mësohet se Shullazi do të qëndrojë disa ditë i shtruar në spital. Ai është arrestuar me akuzën e kanosjes dhe shtrëngimit për të përfituar pasuri.
Seanca gjyqësore ndaj tij është shtyrë plot 14 herë, pasi vetë avokati i Shullazit ka deklaruar se klienti nuk ka mundësi të vijë në gjyq për shkaqe shëndetësore.
Biznesmeni Ylvi Beqja ka pranuar të bashkëpunojë me Prokurorinë e të dëshmojë në lidhje me 550 mijë eurot, të cilat sipas tij, i janë marrë me anë të kërcënimeve nga Shullazi dhe anëtarët e grupit të tij.
Ngjarjet kanë ndodhur në vitin 2014, pasi Beqja ishte takuar me Shullazin në makinën e tij të blinduar në Tiranë te “21 Dhjetori” dhe i kishte kërkuar ndihmë për regjistrimin e ish-hotel “Vollgës” në Hipotekën e Durrësit.





