Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest shtëpie” për këngëtarin Aleksandër Gjoka i cili u arrestua në orët e para të mëngjesit të djeshëm.

Ky vendim u dha nga gjyqtari Artan Gjermani për këngëtarin e njohur, i cili rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe u përfshi në një aksident.

Aksidenti ndodhi në orët para të mëngjesit të të shtunës në zonën e Farkës dhe u transportua në spitalin e Traumës për shkak të lëndimeve të marra në aksident.

Kjo nuk është hera e parë kur këngëtari arrestohet. Herën e parë ai u arrestua më 23 dhjetor të vitit 2019 në zonën e Parlamentit, pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur.