“Manifesto, Kontribuo edhe ti!”. Me këtë moto është mbajtur aktiviteti sensibilizues i disa shoqatave të grave, me rastin e 8 Marsit, në sheshin qendror në Durrës.
Që në mëngjes herët e për disa orë me rradhë, në sheshin përpara Pallatit të Kulturës u vendosën stenda, në të cilat u ekspozuan produkte “Hand made”, të bëra nga vetë gratë e qytetit të Durrësit.
Panairi i produkteve të realizuara nga vetë gratë pjesëmarrëse pati si synim që të ardhurat nga shitja e tyre të shkojnë për fuqizimin e grave, si dhe për t’i ardhur në ndihmë grave dhe vajzave viktima të dhunës.
Viola Cikalleshi, nga shoqata komunitare “Sot për të ardhmen” tha se këtë vit janë mbledhur për të manifestuar së bashku burra dhe gra, për të arritur barazinë gjinore.
Ky ishte aktiviteti i vetëm i organizuar në Durrës me këtë rast.
K.H.





