Policia e Elbasanit ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur mëngjesin e sotëm në këtë qytet, ku një trup u gjet i pajetë.

Mësohet se viktima është identifikuar si 69-vjeçari me iniciale R.K, i cili jetonte vetëm në banesë dhe paraprakisht dyshohet se është vetëhedhur nga pallati.

“Nga kqyrja e turpit  dhe e banesës  rezultoi se ky shtetas jetonte i vetëm  në banesë  dhe dyshohet se  ka prerë damarët e duarve me mjet të mprehtë (thikë) dhe më pas është vetëhedhur nga kati i 4 i pallatit ku banonte”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Fillimisht u raportua se viktima mund të kishte humbur jetën si pasojë e goditjeve me sende të forta të kokë pasi iu gjetën dëmtime.