Automjetet që kanë kaluar sot në autostradën Tiranë-Durrës janë ndeshur me një situatë të rënduar trafiku.
Shkak është bërë riparimi i rrugës në gropat e çara në afërsi të Sukthit. Mbrëmjen e djeshme, në këtë zonë, disa mjete kanë pësuar dëme, pasi përfunduan në gropat që ishin çarë e thelluar së tepërmi.
Ndërkohë që njëra korsi është bllokuar për riparimin e tyre, trafiku në korsinë tjetër ka shkuar deri në rreth 2 km.
Për më shumë, shihni videon më poshtë:





