Qyteti bregdetar i Durrësit është përfshirë nga kushte të këqija atmosferike këtë mëngjes, shoqëruar me reshje të dendura shiu dhe breshëri, si dhe erë të fuqishme.

Kjo situatë e përkeqësuar e motit ka bërë që të pezullohet puna në sektorin e ngarkim-shkarkimit dhe peshkimit në portin e Durrësit.

Ndërkaq, si pasojë e reshjeve të vazhdueshme prej më shumë se një ore, kanë filluar dhe vështirësitë në qarkullimin e mjeteve dhe këmbësorëve në qytet.