Sonte në mbrëmje do të ketë shtim të vranësirave në të gjithë vendin, si dhe do të nisin shirat në veriperëndim të territorit. Deri në mesnatë, shirat do të përfshijnë të gjithë vendin ku më të dendura do të jenë në veriperëndim dhe ekstremin jugor. Në orët e mesditës do të ketë pakësim të reshjeve, rrjedhimisht do të ketë shira të dobëta dhe të izoluara.
Një tjetër sistem me vranësira prek territorin shqiptar në orët e vona të së hënës duke bërë që vendi të mbetet me vranësira e shira të dobëta deri në mëngjesin e së martës.
Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë mëngjesin e së hënës, ndërsa mesdita do të sjellë rënie me 3-4 gradë celsius të temperaturave. Era do të fryjë mesatare por sonte në mbrëmje, e fortë dhe me shpejtësi prej 55 km/ h nga drejtimi jugor duke gjeneruar në det dallgëzimin 4 ballë.





