Një T-shirt me një mbishkrim shumë të veçantë është bërë shumë e njohur dhe është veshur shumë femra të famshme kudo në botë.

Behët fjalë për një t-shirt me mbishkrimin “Të gjithë duhet të jemi feministë”, të krijuar nga Maria Grazia Chiuri për koleksionin e saj të parë për shtëpinë e modës Dior.

Përveçse ky mbishkrim mbështet lëvizjen femniste kudo në botë, lidhet edhe me faktin e kalimit të Chiuri-t tek Dior, si stilistja e parë femër që udhëheq shtëpinë prestigjioze të modës.

Një bluzë të tillë kishte zgjedhur të vishte edhe moderatorja Aulona Musta mbremjen e djeshme e ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”.

Femrat e njohura që e kanë veshur këtë tshirt janë të shumta, të tilla si: Rihanna, Natalie Portman, Chiara Ferragni, Jennifer Lawrence etj. të cilat treguan mbështetjen e tyre për Chiuri-n si dhe për gratë në mbarë botën, duke dalë në publik, rrjete sociale apo edhe kopertina revistash me këtë bluzë. /ladyalbania/