Një operacion i forcave RENEA në Peqin ka vënë në pranga Seit Manahasën, i cili akuzohet se disa ditë më parë ka marë peng dhe ka keqtrajtuar brenda biznesit të tij një person.

Nuk janë të qartë shkaqet apo rrethanat e kësaj ngjarje, si dhe policia, nuk e ka bërë të ditur identitetin e personit të dhunuar.

Paraprakisht bëhet me dije, se i dhunuari është një shtetas me banim në kryeqytet. Gjithashtu, nuk bëhet e ditur koha kur ka ndodhur ngjarja.

Raportohet se operacioni është zhvilluar pas kallëzimit të bërë nga personi i dhunuar.

Kujtojmë se edhe ne disa ngjarje të tjera kriminale të regjistruara dy vitet e fundit pjestarët e familjes Manahasa janë shoqëruar në polici si të implikuar, por më pas jane lene te lire.