Kandidatja për kryetare të PD, Edit Harxhi thotë se garën e ka më Lulzim Bashën dhe jo me kandidatët e tjerë.

Ndërkohë u shpreh se kreu aktual duhet të kishte dhënë dorëheqjen, ajo e ftoi Bashën dhe të gjithë kandidatët e tjerë në një debat publik.

Sipas Harxhit, në këto 8 vitë kjo forcë politike e ka humbur thelbin e saj anti-komunist. “Një nga pikat kryesore që ne nuk e kemi bërë është vlerësimi i figurës së kandidatit.  Unë prandaj them se PD ka humbur thelbin e saj anti-komunist. Është një vizion i ri, i një të djathte moderne. Unë nuk do garoj kundër kandidatëve të tjerë, por kundër Bashës. Unë i bëj ftesë Lulzim Bashës dhe kandidatëve të tjerë, i ftoj në një debat publik, ata, Lulzim Basha ta zgjedhë forumin, median, strukturën e partisë, për të dalë me një debat dhe për tu ballafaqur se kush është vizioni jonë për PD”.

Sipas Harxhit PD-ja duhet të strukturohet në tre forma:

1-Në formë ideologjike

2-Në qendër, në brendësinë e saj

3-PD ka nevojë për një ristrukturim të plotë në përmbajtje.

Duhet të jetë ngritja e vlerave në radhë të parë. Por ajo që nuk u bë në këto vite është hapja dhe afrimi i çdo kontributi demokrat”, tha ndër të tjera Edit Harxhi.