“Policia të gjejë Ervin Dalipajn ish-efektivin e policisë të akuzuar për rrëmbimin e vrasjen e Gazmend Çollakut 1 vit më parë”. Ky ishte vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda e cila shtyu për të pestën herë seancën ndaj Denis Shtrazës e Dalipajt.
Në sallë u paraqit vetëm Shtraza, ndërsa mungesa e Dalipajt dhe avokatit të tij bëri të pamundur zhvillimin e gjykimit.
Shtraza dhe Dalipaj akuzohen se rrëmbyen e më pas vranë Gazmend Çollakun nga Durrësi, por këto akuza ata i mohojnë.
Gazmend Çollaku u rrëmbye mbrëmjen e 6 janarit në parkingun e një lokali në zonën e dy kullave në Durrës, dhe u gjet të nesërmen i vrarë në fshatin Murqin të Krujës. Sipas policisë, 34-vjeçari nga Durrësi u gjet i lidhur këmbë e duar dhe i vrarë me plumb pas koke. Sot, është bërë përcjellja e tij drejt banesës së fundit.





