Pas shtyrjes së vendimit të Gjykatës së Apelit në qytetin francez për Ramush Haradinajn, Serbia thotë se do të dërgojë sërish prova të reja kundër tij.

“Blici” i Beogradit, por edhe media serbe “Tanjug”, thonë se provat e reja do të jenë dëshmitë e punonjësve të policisë, që sipas tyre, ata u varrosën të gjallë.

Gjithashtu ky medium serb, thotë se kanë dëshmi kundër Haradinajt përfshirë “dhunimin e grave dhe vrasjen e tyre”, shkruan “Express”.

Gjykata e Apelit në Francë ka shtyrë për më 6 prill vendimin për Ramush Haradinajn.

Lideri i AAK’së është arrestuar më 4 janar në aeroportin e Bazelit, në zonën franceze të Mulhouse, në bazë të një flet-arresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2005.