Një 28-vjeçar shqiptar, i akuzuar se ka furnizuar me armë terroristin tunizian që vrau 86 persona në Nisë, ndodhet në Francë, pas ekstradimit nga Italia.
Endri Elezi dyshohet se ka ndihmuar Mohamed Lahouaiej Bouhlel, i cili me anë të një kamioni goditi turmën e madhe të njerëzve në qytetin francez më 14 korrik të vitit 2016.
28-vjeçari shqiptar u arrestua me 21 prill në veri të Napolit, pas një urdhër-arresti të lëshuar nga Franca.
Elezi, akuzohet se i dha një armë zjarri terroristit tunizian.
Bouhlel u qëllua për vdekje nga policia franceze gjatë sulmit terrorist në Nisë, duke shkaktuar vdekjen e 86 personave dhe plagosur mbi 400 të tjerë.
Endri Elezi, 28-vjeç u arrestua në Itali. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet franceze si bashkëautor i sulmit terrorist të ndodhur në korrik të vitit 2016, në bulevardin “Promenade des Anglais”.





