Kapiteni i Teutës, Renato Arapi, foli me bindje të plotë për suksesin përfundimtar të Teutës, teksa thjesht duhet të fitojë me Apoloninë.

“Normalisht, duke parë edhe rezultatin e Partizanit, është një rezultat që na favorizon. Kemi më shumë shpresa ne. Humbja e të kuqve na solli entuziazmin.Presidenti festoi me ne. Sigurisht që edhe ai ishte në eufori si ne. Shpresojmë që edhe ndeshjen e fundit ta marrim ashtu siç duhet dhe të festojmë titullin. Të them të drejtën, pas humbjes me Partizanin, kemi thënë se do i bënim hyzmetin punës. Nuk do të ishim fituesit e titullit, por do të ishim fituesit moralë.Është keqkuptuar postimi im për Vllazninë. Unë kam folur mirë për shkodranët, kanë qenë të drejtë gjatë kampionatit dhe e meritojnë vendin ku janë.”