Portieri i Teutës, Stivi Frashëri ka kaluar një javë të çuditshme. Ditën e hënë, Teuta u mposht nga Partizani minimalisht, ku goli erdhi si pasojë e një dalje të gabuar të portierit të durrsakëve.

Titulli te bregdetarët dukej thuajse i humbur pas asaj ndeshje, me portierin korçar që pas ndeshjes shpërtheu në lot. Megjithatë ditën e premte, kampionati ka marrë një rrjedhë tjetër, teksa tashmë është Teuta, që e ka në dorë titullin, pasi kryesojnë kampionatin, pas humbjes së Partizanit te Vllaznia.

Ndryshe nga 5 ditë më parë kur ishte në lot, pas barazimit me Laçin Frashëri është i gëzuar dhe në festë, për skuadrën e tij. Në profilin e tij, ai shkruan se titulli është i Teutës me 99.9%, teksa përdor edhe një batutë nga një film humoristik, duke thënë se 0.1% e ka në dorë bashkia.