Në mëngjes një fadromë e firmës ndërtuese bllokoi qarkullimin e makinave në kryqëzimin që lidh rrugën tregtare me rrugën “Taulantia”. Para kësaj firma apo policia e qarkullimit rrugor nuk kishin vendosur asnjë tabelë që të tregonte shoferëve se rruga do të bllokohej. Bllokimi i trafikut në rrugën tregtare që zbret nga bashkia deri tek Torra Veneciane, në kryqëzimin e kësaj të fundit solli edhe përplasje të ashpër midis punonjësve të firmës, që zhvillojnë punimet dhe shoferëve që u gjendën të papërgatur për t’u bllokuar në rrugë.
Aktualisht makinat që i drejtohen shëtitores “Taulantia” zbresin nëpërmjet rrugës dytësore pranë rrugicës së amfiteatrit, ndërsa për t’u kthyer duhet të bëjnë unazën nga ana e rrugës “Egnatia”.
Sipas kryebashkiakut Dako, rruga do të bllokohet për dy muaj rresht, deri në përfudnim të punimeve në sheshin “Veliera”.
K.H.





