Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë të shtunë në Burrel. Nga të dhënat paraprake mësohet se një këmbësor është përplasur nga një automjet, në qendër të qytetit.

Viktimë e aksidentit ka mbetur 55-vjeçari Aqif Ruka, i cili ndërroi jetë në spitalin e Burrelit. Policia ndërkohë ka shkuar në vendngjarje për të hetuar për shkaqet.