I jep fund jetës me anë të vetëvarjes një i moshuar në Durërs.

Ngjarja sipas burimeve policore, ka ndodhur mëngjesin e djeshëm orës 06:30, në lagjen nr. 18.

Viktima është shtetasi S.A. 75 vjeç. Policia thotë se ai është gjetur i vetëvarur në katin e dytë të banesës.

Nuk dihen arsyet që e çuan të moshuarin drejt këtij akti, ndërkohë që vazhdojnë hetimet dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.