Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar është vënë në prangat e policisë. Behet fjale per 37-vjeçarin Arsen Daci, alias Flakton Daci, banues në Tiranë, i cili kërkohej për disa vepra penale nga shteti italian.
“Arrestohet përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 37-vjeçari Arsen Daci alias Flakton Daci, banues në Tiranë i dënuar nga Gjykata e Torinos/ Itali me 10 vite e 5 muaj e 11 ditë burgim, për veprat penale “Mbajtje dhe shitje e sendeve të vjedhura”, “Prodhimi dhe shitje e lëndëve narkotike” dhe “Vjedhje””,- njofton policia.





