Padyshim që kjo do të mbahet mend si gafa më e madhe në ndarjen e çmimeve “Oscar”.

Ceremonia madhështore është mbyllur me një gafë të madhe nga drejtuesit, të cilët kanë lexuar fillimisht zarfin duke shpallur fitues “La La Land”, por më pas është saktësuar gjithçka dhe fituesi ishte “Moonlight”.

Kjo natë madhështore do të mbahet mend gjatë nga mënyra se si përfundoi.