Një 23-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës, pasi gjatë një konflikti për pronën ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në Yrshek të Tiranës.
I riu pasi ka qëlluar me armë është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia është vënë në kërkim të tij.
Policia bën të ditur se janë referuar materialet në prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për 4 shtetas të tjerë, pjesëmarrës në konflikt.





