Një tjetër aksident ka ndodhur sot në mëngjes në autostradën Durrës-Tiranë, në Sukth, ku një automjet i cili ka qenë duke ecur me shpejtësi të madhe, është përplasur me trafik-ndarësen.

Sipas raportuesve, përplasja ka qenë e fortë duke rrëzuar trafik-ndarësen, siç duket edhe në videon e mëposhtme, e për pasojë ky rrëzim ka shkaktuar aksident edhe në korsinë tjetër.

Një automjet tip “Porsche” ka përfunduar i përmbysur, ndërsa 3 automjete të tjera janë dëmtuar, por fatmirësisht nuk raportohen të lënduar, shkruan “JOQ”.

Dyshohet që moti jo i mirë ka qenë një nga shkaqet e aksidentit, por dëmet janë vetëm materiale.

(Për të parë videot e publikuara nga 'JOQ' klikoni këtu)

Po gjatë mëngjesit të sotëm, dy aksidente të tjera u regjistruan në Durrës, ku në të dyja rastet u përmbysën 2 kamionë, por fatmirësisht pa persona të lënduar.