Dy aksidente janë regjistruar gjatë mëngjesit të sotëm në Durrës, ku si pasojë janë përmbysur dy kamionë.

I pari ka ndodhur në afërsi të kampusit universitar në Shën Vlash, ku kamioni me targa DR 2316 F ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Aksidenti tjetër është regjistruar në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, ku sërish është përmbysur një kamion me targa AA 355 IO. 

Sipas burimeve nga policia e Durrësit, mësohet se dy drejtuesit kanë pësuar dëmtime të lehta e ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet. Ndërsa paraprakisht dyshohet të ketë qenë lagështia në rrugë, pohuan të njëjtat burime për “DurrësLajm”.