3100 forca policore janë angazhuar në një operacion masiv dy ditor për të parandaluar kultivimin e fidanëve dhe bimëve të kanabisit në sera diellore, tunele të braktisura, ish-rezerva shtetërore dhe në çdo ambient tjetër të mundshëm që mund të përdoret nga grupet kriminale në mbarë vendin.
Sipas të dhënave zyrtare nga policia, në qarkun e Durrësit janë ushtruar në total 263 kontrolle, nga këto: 253 sera, 8 tunele dhe 2 ish-rezerva dhe magazina shtetërore.
Policia nuk jep detaje nëse janë gjetur fidanë të mbjellur, apo fara kanabisi.





